Site icon Telegrafi

Familja Ademaj kërkon t’u lejohet që nesër ta rivarrosin Liridonën

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e motrës së tij, ka kërkuar nga institucionet që të dielën t’ua mundësojnë zhvarrosjen e kufomës dhe ta rivarrosin atë në fshatin e saj.

Leonardi, përmes një postimi në Facebook, në emër të familjes ka falënderuar të gjithë ata që i kanë ngushëllua, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që ua kanë dhënë, me rastin e  vrasjes së Liridonës.

“Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur. Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi”, ka shkruar Leonardi, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Zbardhja e vrasjes së Liridonës, eksperti: Policia vendosi kamera të fshehta në afërsi të vendit të krimit

“Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet”.

“Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj”, ka shkruar vëllai i Liridonës, Leonardi.

Liridona Ademaj, të premten u varros në fshatin e bashkëshortit të saj, Naim Murselit, në Cërmjan të Gjakovës. Por, pasi Naimi është arrestuar dhe po dyshohet se ka porositur vrasjen e bashkëshortes së saj, familja Ademaj, ka kërkuar që kufoma e vajzës së tyre të zhvarroset dhe të varroset në fshatin e tyre në Rracaj të Gjakovës. /Telegrafi/

Exit mobile version