Site icon Telegrafi

“Leo më përqafoi dhe tha se unë i dhashë trofeun e Kupës së Amerikës” – Emiliano tregon se si iu largua nga Arsenali duke menduar për Argjentinën

Emiliano Martinez ka folur për triumfin në Kupën e Amerikës me Argjentinën, derisa ende i dhemb largimi nga Arsenali.

Gardiani argjentinas kishte rol vendimtar me pritjet e tij në garën më të madhe në dy kontinentete e largëta.

Martinez ka zbuluar se ai ishte i detyruar që të largohej nga Arsenali, në mënyrë që të ngritej në formë dhe ta ndihmonte Lionel Messin që ta fitonte Kupën e Amerikës.

“U largova nga Arsenali duke menduar për ekipin kombëtar, që të isha startues në nivel klubesh dhe ta ndihmoja Messin që të fitonte Kupën e Amerikës”, ka thënë portieri.

“Sot, Leo mër përqafoi dhe pas ndeshjes më tha: ‘Ti ma dhe trofeun’”.

“Natyrisht se ky ishte momenti më i mirë në jetën time deri më tani, që ndihmova një lojtar si ai që të realizonte ëndrrën, por edhe që të tregoja se kush jam”, ka shtuar më tej Martinez.

Aktualisht, Emiliano është portier i Aston Villës, e që u largua nga Arsenali shkaku që nuk ishte titullar dhe nuk u sfidua nga Bern Leno në mënyrë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version