Telegrafi

Leo Messi pranon se ky ishte Topi i Artë i tij i fundit, flet rreth planeve të pensionimit

Lionel Messi beson se nuk do të fitojë një tjetër Top të Artë pasi u nderua me këtë çmim për herë të  të tetë në karrierë, si dhe ka folur rreth mundësisë së pensionimit.

Messi fitoi Topin e Artë të tij të tetë në Paris të hënën mbrëma. Por 36-vjeçari, i cili u largua nga futbolli i  evropian për t’u bashkuar me Inter Miamin pas skadimit të kontratës së tij me Paris Saint-Germain në verë, nuk pret të arrijë nëntë sosh.

“Unë ndalova së menduari për Topin e Artë. Mendoj se është Topi im i fundit i Artë. Dhe jam i lumtur që kam arritur gjithçka që kam arritur dhe jam lojtari i vetëm me tetë Topa të Artë, kjo është e gjitha” ka thënë fillimisht Messi për L’Equipe.

Lexo po ashtu “Ndiqeni shembullin e Messit” – Presidenti i Brazilit kërkon nga lojtarët e tij të inspirohen nga sukseset e argjentinasit

Para Messit, më së shumti çmime  të Topit të Artë që një lojtar i vetëm kishte fituar ishte tre – një rekord i ndarë nga John Cruyff, Michel Platini dhe Marco van Basten.

Deri në Botërorin e ardhshëm në vitin 2026, Messi do të jetë 39 vjeç, nëse ai është ende duke luajtur. Është sugjeruar që sulmuesi i Inter Miami mund të varë këpucët pasi të arrijë atë që ai mendon se do të jetë Topi i tij i Artë i fundit.

Lexo po ashtu Messi kujton 'betejën' shumëvjeçare me Ronaldon për Topin e Artë

Megjithatë, Messi këmbëngul se nuk ka filluar ende të mendojë për tërheqjen nga loja që e do.

“Dua të luaj për një kohë shumë të gjatë. Ne do të duhet të shohim se si ndihem fizikisht. Nuk mund të jap një datë. Gjërat ndryshojnë nga një ditë në tjetrën. Por shpresoj se do të zgjasë shumë, për një kohë të gjatë, sepse kjo është ajo që unë dua”, përfundoi argjentinasi./Telegrafi/