Telegrafi

Leno zëvendësues i Cechit te Arsenali

MONACO - SEPTEMBER 27: Bernd Leno of Bayer 04 Leverkusen looks on during the UEFA Champions League Group E match between AS Monaco FC and Bayer 04 Leverkusen at Louis II Stadium on September 27, 2016 in Monte Carlo, Monaco. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Portieri çek Peter Cech duket se po kalon stinorin e tij të fundit te Arsenalit.

I transferuar në ‘Emirates Stadium’ në verën e vitit 2015, Cech ka qenë fantastik në dy vitet e para me klubin bardh e kuq.

Por në edicionin e sivjetshëm çeku nuk ka treguar më të mirën e tij duke qenë fajtor në shumë gola të pësuar.

E Arsenali është duke menduar për një zëvendësues të denjët të tijin.

Sipas të përditshmes gjermane ‘Sport Bild’, është portieri i Bayer Leverkusen, Bernd Leno që pritet t’i bashkohet Arsenalit.

Bernd Leno gjatë një ndeshje me Kombëtaren e Gjermanisë. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

26-vjeçari ka shkëlqyer me Bayer Leverkusenin në dy vitet e fundit duke zënë vend edhe në Kombëtaren gjermane.

Gjithnjë sipas ‘Sport Bild’, Arsenali tanimë ka filluar bisedimet me klubin gjerman për transferimin e Lenos.

Ky transferim Arsenalit pritet t’i kushtoj rreth 25 milionë euro.

Leno më parë ka luajtur edhe për Stuttgartin në Bundesliga, ndërsa kontrata e tij me Leverkusenin është valide deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/