Portieri çek Peter Cech duket se po kalon stinorin e tij të fundit te Arsenalit.
I transferuar në ‘Emirates Stadium’ në verën e vitit 2015, Cech ka qenë fantastik në dy vitet e para me klubin bardh e kuq.
Por në edicionin e sivjetshëm çeku nuk ka treguar më të mirën e tij duke qenë fajtor në shumë gola të pësuar.
E Arsenali është duke menduar për një zëvendësues të denjët të tijin.
Sipas të përditshmes gjermane ‘Sport Bild’, është portieri i Bayer Leverkusen, Bernd Leno që pritet t’i bashkohet Arsenalit.
26-vjeçari ka shkëlqyer me Bayer Leverkusenin në dy vitet e fundit duke zënë vend edhe në Kombëtaren gjermane.
Gjithnjë sipas ‘Sport Bild’, Arsenali tanimë ka filluar bisedimet me klubin gjerman për transferimin e Lenos.
Ky transferim Arsenalit pritet t’i kushtoj rreth 25 milionë euro.
Leno më parë ka luajtur edhe për Stuttgartin në Bundesliga, ndërsa kontrata e tij me Leverkusenin është valide deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/