Site icon Telegrafi

Leno objektiv i dy gjigantëve anglez

Portieri gjerman, Bernd Leno po i shijon ditët e fundit te Bayer Leverkusen.

E ardhmja e tij pritet të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

24-vjeçari që tre stinorë radhazi është numër një në Leverkusen ku ka treguar paraqitje të mira.

Dy gjigantët anglez, Arsenal dhe Liverpool janë duke tentuar transferimin e gjermanit në verë.

Leno ka kontratë me Bayer Leverkusenin deri në qershor të vitit 2020.

Por Leverkusen mund ta lë të lirë atë për një shumë rreth 22 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version