Lenny Kravitz vazhdon të jetë i përkushtuar në stilin e shëndetshëm jetësor dhe fokusimin në ruajtjen e figurës trupore.
Këngëtari amerikan është i rregullt në ushtrime, mirëpo shumë rrallë shkon në palestër. Ai jetën në Bahamas dhe preferon të stërvitet në natyrë në ambient të hapur.
Rokeri është 57 vjeçar (në maj do t’i mbushë 58 vjet), mirëpo është në formë fantastike fizike dhe admirohet për dukjen muskulore.
Pasi bëri një pauzë me postimin e imazheve që vinte në plan të parë figurën e formësuar, këto ditë ai është rikthyer për të marrë vëmendjen.
“Më shumë më pëlqen të ushtroj në natyrë, sesa të jemi mbyllur në palestër”, ka deklaruar më herët për revistën Men’s Health.
Krahas ushtrimeve, këngëtari zgjedh të ushqehet kryesisht me ushqime të natyrës bimore. /Telegrafi/