Telegrafi

Lennox Lewis: Fituesi mes Joshuas dhe Parkerit në fund të vitit do të takohet me Wilderin

Lennox Lewis, ish-kampioni i boksit, ka folur për mediat angleze në lidhje me ballafaqimin e sotëm të boksit.

Britaniku ka pohuar se deri në fund të vitit do të kemi një kampion absolut, fitues i katër rripave të kampionit.

Anthony Joshua dhe Joseph Parker do të mbaj për një kohë të tre brezave të kampionit pas meçit që e zhvillojnë në Cardiff të Uellsit.

“Jam i bindur që deri në fund të vitit do të kemi një kampion absolut në boksin profesionist”, ka pohuar 52-vjeçari.

Josha është kampion në IBF and WBA ndërsa Parker në WBO, ku fituesi i këtij dueli pritet që gjatë fundvitit të takohet me Deontay Wilderin në WBC.

Theksojmë se te dy boksierët, Joshua dhe Parker deri më tani asnjëherë në karrierë nuk kanë pësuar humbje.

Kujtojmë se ballafaqimi për unifikimin e tre titujve të kampionit do të startojë rreth orës 23:00, sipas kohës sonë lokale. /Telegrafi/