Aaron Wan-Bissaka nuk do të debutojë me kombëtaren angleze shkaku i një lëndimi të pësuar ditë më parë me Manchester Unitedin.
Forma e 21-vjeçarit bëri që ai të shpërblehej me një thirrje të trajnerit Gareth Southgate për kualifikimet e kampionatit evropian kundër Bullgarisë dhe Kosovës.
“Aaron Wan-Bissaka është tërhequr nga skuadra e Anglisë. Mbrojtësi i djathtë i Manchester Unitedit është rikthyer në klub për shkak të një problemi në muskul. Me Trent Alexander-Arnold dhe Kieran Trippier të përfshirë tashmë në skuadrën e Gareth Southgate, tani kemi 24 futbollistë dhe nuk janë planifikuar zëvendësime të tjera”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Anglisë.
Theksojmë se ndeshja në mes të ‘Ter Luanëve’ dhe ‘Dardanëve’ do të zhvillohet në stadiumin ‘St Mary’s Stadium’ të Southamptonit, e që do ta bëjë diferencën në Grupin A.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm. Kosova është një shembull i mrekullueshëm, njerëzit nuk dinë shumë për ta, por ata janë të pamposhtur që moti”, ka thënë Southgate.
Anglia është lider i Grupit A me gashtë pikë, aq sa ka edhe Çekia, Kosova në vendin e tretë me pesë dhe Mali i Zi me Bullgarinë me dy. /Telegrafi/