Policia e Kosovës ka nisur hetimet, pas lëndimeve që ka marrë një zrukthtar në vendin e tij të punës në Suharekë.
Kështu është bërë e ditur përmes raportit ditor të PK-së.
Sipas raportit, rasti ka ndodhur në Rrugën “Skënderbeu” të premten.
“Rr. Skënderbeu, Suharekë 05.11.2021 – 13:47. Viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në një zdrukthëtari është lënduar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe inspektori i punës. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/