Një person është lënduar në vendin e tij të punës në Termocentralin Kosova A.
Policia njofton se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas mjekut, ka lëndime të lehta.
“TC. Kosova A 29.05.2023 – 09:09. Viktima mashkull kosovar është lënduar derisa ishte në vendin e punës në TC Kosova A. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut ka lëndime të lehta”, thuhet në raportin policor.
Rasti i cili është iniciuar si “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”, është duke u hetuar./Telegrafi/