Site icon Telegrafi

Lëndohet një person në Prishtinë, u sulmua nga katër persona

Foto: Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar.

Rasti ka ndodhur të martën në lagjen Veternik në Prishtinë, rreth orës 02:05.

“Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar meshkuj kosovar”, thuhet në raport.

Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë.

Në lidhje me rastin janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje katër të dyshuarit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version