Site icon Telegrafi

Lëndohen rëndë dy persona në aksidentin në Gllarevë, pesë të tjerë në afërsi të Zllakuqanit

Dy aksidente të ndara kanë ndodhur në dy fshatra të Klinës, brenda një ore, njëri në Gllarevë e tjetri në afërsi të Zllakuqanit.

Pas aksidentit në Gllarevë ku janë lënduar rëndë dy persona, në aksidentin tjetër që ka ndodhur në fshatin Zllakuqan pesë persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave. Pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Ata janë dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare”, tha Gashi.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën thirrje për kujdes në komunikacion. /Telegrafi/

Exit mobile version