Telegrafi

Lëndimi i Ronaldos nuk është serioz, ai do të luajë për Portugalinë

(Foto: Instagram/cristiano)

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, pësoi një ndrydhje të nyjës ndeshjen ndaj Lazios, por ai pritet të jetë në dispozicion të Portugalisë.

35-vjeçari, i cili e shënoi golin e Zonjës së Vjetër ndaj Biancocelestëve, u lëndua 15 minuta pa përfunduar takimi që u mbyll baras (1-1).

Ronaldo i ka shënuar tre gola prej është kthyer pas infeksionit me coronavirus dhe vazhdon të jetë në formë të mirë.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Il Corriere dello Sport njofton se CR7 do t’i bashkohet përfaqësueses së Portugalisë para ndeshjeve të Ligës së Kombeve këtë muaj dhe do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve të domosdoshme mjekësore.

Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja e zëvendësimit të Ronaldos ndaj Lazios, portugezi ka pësuar një dëmtim

Ai pritet të jetë në dispozicion të kombëtares për ndeshjen miqësore ndaj Andorrës dhe dy sfidave në Ligën e Kombeve, kundër Francës dhe Kroacisë. /Telegrafi/