Berat Gjimshiti është padyshim mbrojtësi më i mirë shqiptarë dhe me formën më të mirë në Evropë.
Qendërmbrojtësi gjigant ka qenë lider i Kombëtares së Shqipërisë në repartin defensivë, por ai pësoi një lëndim në sfidën ndaj Hungarisë.
Ishte minuta e 26-të e ndeshjes, kur Gjimshiti u përplas me portierin Etrit Berisha dhe pësoi një lëndim në krah.
Bëhet fjalë për krahun e thyer, ku menjëherë Gjimshiti u transportua për në spitalin e Budapestit.
Ai ka bërë kontrollet mjekësore, derisa lëndimi që ka pësuar pritet ta mbajë një muaj jashtë fushave të blerta.
Kësisoj Gjimshiti do t’i mungojë Shqipërisë në sfidën më të rëndësishme të tyre ndaj Polonisë të martën në Air Albania stadium.
28-vjeçari do të jetë një mungesë e madhe edhe për Atalantën, pasi tek skuadra italiane është futbollisti kryesor.
Gjithsesi rikthimi i Gjimshitit në fushë, pritet të bëhet në javën e dytë të muajit nëntor. /Telegrafi/