Juventusi fitoi me rezultat 2-3 ndaj Interit në Serie A.
Por, si gjithmonë Derbi i Italisë vazhdon të komentohet për gabimet e mundshme në referim.
Këtë herë është përjashtimi i Matias Vecinos me karton të kuq në minutën e 15-të të derbit.
Mesfushori uruguaian bëri një ndërhyrje të rrezikshme në Mario Mandzukic dhe pasi gjyqtari kryesor u konsultua me VAR e përjashtoi lojtarin e Interit.
E gjitha kjo ka shkaktuar debat të madh, tifozët e skuadrës vendase mendojnë se gjyqtari Daniele Orsato u nxitua paksa me kartonin e kuq, pasi kartoni i verdh do të ishte i mjaftueshëm.
Por, normalisht kështu nuk mendojë tifozët e Zonjës së Vjetër.
Mendimi i tyre vetëm sa ka marrë një bazë më të madhe pas fotografive të publikuara ku shikohet këmba e lënduar e Mandzukic.
Se a ishte apo jo ndërhyrja për karton të kuq, iu mbetet juve ta vlerësoni dhe diskutoni në hapësirën për komente. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=o_C3fJC95W0