Lëndimi i mesfushorit brazilian, Philippe Coutinho, mund të shohë që Liverpooli humbet plot 18 milionë funte shkaku i marrëveshjes së transferimit nga Barcelona.
Braziliani u detyrua të dilte me një problem serioz në gju në barazimin 1-1 me Eibar të martën dhe Barca më vonë do të konfirmonte shkallën e dëmtimit të tij.
“Testet e kryera mbi lojtarin e ekipit të parë Philippe Coutinho kanë treguar se mesfushori ka një dëmtim të meniskut anësor në gjurin e tij të majtë”.
“Trajtimi do të kërkojë kirurgji artroskopike e cila do të zhvillohet në ditët në vijim”, thuhet në deklaratën zyrtare të Barcelonës.
[INJURY UPDATE]@Phil_Coutinho has an injury to the lateral meniscus in his left knee
All the details
🔗 https://t.co/PxwHYmz4bh pic.twitter.com/oCPDH3fRYx— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 30, 2020
Jo vetëm që është një lajm i keq për Barcelonën, por mund të vijë edhe me një kosto për Liverpoolin, ish-ekipin e Coutinhos.
Kjo sepse kishte një klauzolë në marrëveshjen 142 milionëshe që e çoi atë nga Anfield në Camp Nou që përcaktonte që Barcelona do t’i paguante Barcës 18 milionë funte kur Coutinho të bëjë 100 paraqitje për klubin katalanas.
Ai aktualisht është në shifrën e 90 paraqitjeve, vetëm dhjetë larg nga e 100-ta, por dëmtimi serioz do të thotë që ai tani përballet me mungesë të gjatë dhe mund të mos luajë më për Barçën.
Kishte raporte nga gazeta Sport që sugjeronin që Barca po kërkonte ta largonte atë në afatin e janarit para se të arrinte 100 paraqitje kështu që ata nuk kishin pse të paguanin bonusin.
Coutinho kaloi sezonin e kaluar në huazim te Bayern Munich dhe fitoi tripletën historike, duke shënuar në mënyrë famëkeqe dy herë si zëvendësues në fitoren 8-2 të klubit të tij mëmë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve
Bayern vendosi të mos e nënshkruajë atë përgjithmonë për 120 milionë euro dhe kështu ai u kthye në Barcelonë, ku ka bërë 14 paraqitje dhe shënoi tre herë.
Tani jashtë veprimit për muaj me radhë, po duket gjithnjë e më shumë e vështirë që Liverpooli të marrë 18 milionë funte shtesë për Coutinhon. /Telegrafi/