Telegrafi

Lëndimi i Chiesas ndryshon strategjinë transferuese të Juventusit

(Fotomontazh: Football Italia/AFP)

Juventusi do të detyrohet ta ndryshojë strategjinë e transferimeve në afatin kalimtar të janarit pas lëndimit të Federico Chiesas.

Anësori italian nuk do të luajë deri në fund të sezonit si pasojë e lëndimit të ligamentit kryqëzues të përparmë (ACL).

24-vjeçari u lëndua në ndeshjen e të dielës mbrëma kundër Romës, ndërsa Bianconerët konfirmuan se ai do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në ditët në vijim.

Siç njofton Sky Sport Italia, Juve e ka bllokuar largimin potencial të Dejan Kulusevskit në janar duke e konsideruar si një prej zëvendësimeve të mundshme për Chiesan.

Lexo po ashtu Tronditet Juventusi dhe Italia, Chiesa humb sezonin

Zonja e Vjetër shpresonte ta shesë suedezin te Tottenham Hotspur për një shumë prej afro 30 milionë eurosh, por vendimi është marrë për qëndrimin e tij.

Njëherësh, klubi italian është në kërkim të një sulmuesi të ri, ashtu që trajneri Massimiliano Allegri do të diskutojë me drejtorët e klubit nëse dëshiron qendërsulmues apo sulmues anësor.

Juventusi ka buxhet të vogël për transferime, ashtu që mund të nënshkruajë vetëm me lojtarë të lirë ose të huazojë futbollistë me opsionin e blerjes. /Telegrafi/