Telegrafi

Lëndimet po i ndjekin mbrojtësit e tij, Guardiola urdhëron klubin ta transferoj Skriniarin

Milan Skriniar . (Photo by Alex Burstow/Getty Images)

Manchester City është njëra nga skuadrat më të forta në Evropë.

Kampionët në fuqi të Anglisë vazhdimisht përforcohen me lojtarë cilësorë dhe objektivi i tyre mbetet Liga e Kampionëve.

Por trajneri Pep Guardiola është në hall me mbrojtësit e tij që po pësojnë shpesh lëndime.

John Stones, Aymeric Laporte apo Nicolas Otamendi vazhdimisht po ankohen nga lëndimet.

Milan Skriniar. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Kësisoj Guardiola ka urdhëruar klubin që në afatin kalimtar të janarit ta afrojnë në skuadër mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Inter e vlerëson shumë yllin e tyre, por City do të tentoj me një ofertë prej 70 milionë euro ta transferoj sllovakun.

Në rast se nuk arrihet 24-vjeçari, atëherë kampionët e Anglisë do të tentojnë blerjen e Kalidou Koulibalyt nga Napoli. /Telegrafi/