Të gjithë po pyesin se si do të luante Barcelona pa Lionel Messin, a do të Shkarkohej Ernesto Valverde qysh në këtë fillim sezon po të mos ishte argjentinasi?
Për herë të parë që nga viti 2009, pesë herë fituesi i Topit të Artë po i shikon ndeshjet e Blaugranasëve nga tribunat shkaku i lëndimit të pësuar në këmbë.
32-vjeçari asnjëherë nuk kishte munguar kaq shumë në një fillim sezon, derisa katalunasit humbën në ndeshjen e parë 1-0 ndaj Athletic Bilbaos, barazimi 2-2 ndaj Osasunas dhe humbja tjetër ndaj Granadas 2-0.
Barcelona do të përballet sonte me Interin në kuadër të Ligës së Kampionëve nga ra 21:00 në Camp Nou, gjersa Messi është në dyshime se mund të luajë.
Shqetësimet te klubin katalunas janë se argjentinasi ka mungesë të fitnesit dhe lëndimi i tij po përsëritet, derisa janë duke tentuar që ta zgjidhin problemin.
Një situatë më ndryshe Messit i kishte ndodhur në vitin 2015, kur kishte mbetur jashtë fushës për një muaj.
Stafi mjekësor i Barcelonës po punon që argjentinasi të rikthehet sa më shpejtë në fushë, por rrezikojnë që lojtari të lëndohet përsëri, pikërisht nëse sonte luan ndaj Nerazzurëve. /Telegrafi/