Site icon Telegrafi

Lëndim horror i Andy Robertsonit në miqësore te Liverpooli – ende pa filluar, duke se ka përfunduar sezoni për të

Andy Robertson është aktualisht lojtari më i pafat në futboll, pasi ka pësuar një lëndim horror.

Liverpooli aktualisht është duke fituar 1-0 ndaj Athletic Bilbaos, mirëpo ka marrë lajmin e hidhur.

Ishte minuta 41-të, kur mbrojtësi i The Reds pësoi një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës, gjersa ishte në një duel me lojtarin kundërshtar.

U dashtë të ndërhynte stafi mjekësor dhe ta ndihmonin Robertsonin që po kalonte nëpër dhimbje të mëdha.

Jurgen Klopp mori vendim që ta largonte atë menjëherë nga fusha, duke e futur në vend të tij lojtarin Owen Beck.

Nuk dihet nëse lëndimi është i rëndë, por që nga pamja, duket se Andy Robertson mund ta humbë sezonin.

Një lëndim pothuajse i ngjashëm ishte edhe ai i Virgil Van Dijk në edicionin e kaluar, kur u lëndua prej portierit të Evertonit, Jordan Pickoford, që e la jashtë fushe për afro dhjetë muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version