Site icon Telegrafi

“Lemonade” e Beyonces i kushtohet tradhtisë së Jay Z me Rita Orën

Ky është aludimi i fansave dhe mediave rozë pas daljes në shtije të albumit të ri shpërthyes të Beyonces, “Lemonade”.

Rita Ora është akuzuar së fundmi nga fansat e Beyonces se është “Becky me flokë të mirë”, personazhi për të cilin flet Beyonce në albumin e saj të fundit “Lemonade”.

Akuzat shpërthyen kur Rita Ora kishte postuar një foto në Snapchat, në të cilën kishte të veshur bikini me dy limona në to, ndërsa mbante një qafore me shkronjën “J”, duke aluduar në Jay-Z.

E ndërsa Rachel Roy ka qenë një ndër kandidatet misterioze të Jay Z që Beyonce e zbuloi, tashmë përflitet se ka një tjetër romancë mes Jay Z dhe këngëtares Rita Ora.

Kujtojmë se Rita Ora ishte nën menaxhimin e labelit të Jay Z, “Roc Nation”, por që ishte ndarë më pas nga ky label me një padi. /Telegrafi/

Exit mobile version