Kampionët e Italisë, Juventus po tentojnë të largojnë disa nga lojtarët e padëshiruar nga trajneri Max Allegri.
Juventusi është në pritje të disa largimeve që do të mundësojnë edhe blerjen e pasuesit të Pogba në mesfushë dhe mes të larguarve mund të jetë edhe Mario Lemina.
Për mesfushorin francez interesohet Arsene Wenger i cili e dëshiron te Arsenali dhe për të është gati të paguajë 19 milionë euro.
Për momentin bardhezinjtë nuk duan të privohen nga lojtari 22-vjeçar por për një ofertë 23-25 milionë euro, Lemina mund të sakrifikohet për t’i bërë vendin një tjetër goditjeje në mesfushë për Juventusin. /Telegrafi/