Telegrafi

Lëkundja e fëmijës pranë ujit të rrjedhshëm në vaskë, teknika për ta vënë shpejtë në gjumë (Video)

Lauren Session nga Miçigani i Shteteve të Bashkuara, ka treguar teknikën e jashtëzakonshme për ta vënë në gjumë mbesën A’mire.

Infermierja 31-vjeçare, vogëlushen që ka tri javë e ka kthyer në krah dhe ka nisur ta lëkundte, pranë ujit që rridhte në vaskë, transmeton Telegrafi.

“E kam vajzën katërvjeçare dhe ka kohë që nuk e kam vënë në gjumë, por kjo teknikë kurrë nuk dështon”, ka thënë Session lidhur me rastin.

Mësohet se ajo ishte duke u kujdesur për mbesën, pas turnit të lodhshëm prej 12 orëve, andaj provoi këtë formë për të cilën thuhet se gjithmonë ka sukses. /Telegrafi/