Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka deklaruar se kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, i ka siguruar 61 votat për formimin e qeverisë.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve do të bëhet konstituimi i institucioneve të reja.
“Ramush Haradinaj e ka mbështetjen e shumë deputetëve, edhe nga LDK-ja, edhe nga AKR-ja, e edhe nga subjektet e tjera”, është shprehur Lekaj.
Ai ka thënë se nuk ka gjasa teorike që Albin Kurti ta formojë Qeverinë meqë, sipas tij, “Haradinaj i ka numrat dhe në kohën më të shkurtër do ta formojë qeverinë”.