Site icon Telegrafi

Lekaj: Shpresoj se do të kalojë Demarkacioni, edhe pa votën e Ramiz Kelmendit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se shpreson që sot do të ratifikohet Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi edhe pa votën e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi.

Lekaj theksoi se tek të gjithë deputetët do të mbizotërojë arsyeja për krijimin e perspektivës evropiane dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“E kam thënë dhe po e përsërisë se shpresoj që sot do të ratifikohet Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi. Tek të gjithë deputetët do të mbizotëroj arsyeja që është krijuar një realitet i ri dhe që bashkërisht duhet të mendojmë për perspektivën evropiane dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, ka thënë Lekaj.

Lexo po ashtu Ramiz Kelmendi nuk merr pjesë në seancën për demarkacionin

I pyetur se a do të kalojë demarkacioni edhe pa votën e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendit, nënkryetari i AAK-së ka thënë se shpreson se do të kalojë demarkacioni edhe pa këtë votë të LDK-së.

Ndërkaq, deputeti i LDK-së Ramiz Kelmendi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk do të marrë pjesë në seancën për demarkacionin.

Ndryshe, në seancën e sotme në rend dite është Marrëveshja për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi. /Telegrafi/

Exit mobile version