Telegrafi

Lekaj, Kurtit: Mos u fsheh, merri përgjegjësitë që të takojnë

Foto: Arkiv

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duke komentuar mos takimin e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se Kurti nuk duhet të fshihet por t’i merr përgjegjësitë që i takojnë.

Lekaj në një postim në rrjetin Facebook shkruan se sot i erdhi dita Kurtit, ndërsa ai zgjodhi të mos jetë aty.

Lexoni të plotë postimin e Lekajt:

Albin ku je?

Mos u fsheh! Merri pergjegjësitë që të takojnë!

15 vite ekzistencë për të ardhur te dita e sotme.

Dhjetëra protesta të organizuara.

Qindra aktivistë të burgosur.

Mijëra ditë burg të mbajtura.

Tre qytetarë, përkrahës tu të vdekur si pasojë e aksioneve të Lëvizjes tënde.

Sot ty të erdhi dita, e ti zgjodhe të mos jesh aty!

DËSHPËRUESE!. /Telegrafi/