Telegrafi

Lekaj ia kthen Mustafës, ia përmend edhe karriget në LDK

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të LDK-së Isa Mustafa i cili tha se “dikush po tallet me qytetarët, por jo opozita”.

Përmes një shkrimi në Facebook, Lekaj thotë se prioritet i Qeverisë “Haradinaj”  nuk është Isa Mustafa, por rregullimi i gjërave të lëna keq nga klika e tij.

“Prioritet i yni nuk është Isa Mustafa, janë rregullimi i gjërave të lëna keq nga klika e tij. Nga viti 2017 kur ne erdhëm në pushtet, deri sot kur Isa Mustafa kritikon një sektor që tashmë ka filluar të digjitalizohet, ka rënie të aksidenteve me fatalitet për rreth 25%”, shkruan Lekaj.

Ministri më tej ironizon me Mustafën, pasi i thotë se “nëse ju duhet ndonjë karrige na thoni”, duke ja kujtuar kështu rrahjet me karrige në partinë që udhëheq.

“Askush nuk është mbi ligjin, prandaj nëse ka veprime korruptive në cilindo sektor, drejtësia të ndërmarrë veprimet e saj. Ne as më të voglin veprim nuk e bëjmë, sikur dikur nga segmente të ish-qeverisë, për t’i ndalë punën drejtësisë në zbardhjen e secilës thashetheme.

Lexo po ashtu Mustafa i përgjigjet Lekajt: Dikush po tallet me qytetarët, por jo opozita

Shoku ish-kryeministër, me poshtë po të shfaq statistikat policore dhe tonat, përse i përket aksidenteve me pasoja fatale, gjithsesi një jetë e humbur është shumë, por ne asnjëherë nuk ndalemi në kryerjen e detyrave tona, që e bëjnë trafikun rrugor më të sigurt.

Lexo po ashtu Lekaj: Opozita po tallet me qytetarët, nuk kanë numra për rrëzimin e Qeverisë

Ju vazhdoni e vajtoni, sepse është e vetmja gjë që e bëni mirë dhe nëse ju duhet ndonjë karrige na thoni.

Aksidentet e përgjithshme kemi zbritje për rreth 10%. Aksidentet me lëndime kemi ngritje për -15.33 %. Aksidente me dëme materiale në zbritje për 5 %. Aksiedentet me fatalitet janë në zbritje për – 25.71 %”, ka shkruar Lekaj.