Site icon Telegrafi

Lekaj: Me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet, është bërë mëse normale t’i fyesh vlerat e luftës çlirimtare

Foto: Arkiv

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas deklaratave skandaloze të këshilltarit të kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj.

Lekaj ka thënë se me ardhjen e VV-së në pushtet është bërë normale t’i fyesh vlerat e luftëd çlirimtare.

“Deklaratat e gojëprishurit dhe mbeturinës së fundit të komunizmit shqiptar janë po aq skandaloze sa heshtja e Kryeministrit Albin Kurti”, tha Lekaj.

Tutje, Lekaj shtoi se në këtë situatë, Feraj është dashur të largohej prej partisë dhe të shpallej person non-grata.

“Është me të vërtetë e shëmtuar kur bënë këto pyetje një shqiptar, më keq akoma kur ai është pjesë e një partie politike që udhëheq qeverinë e Kosovës, në formatin më të lehtë është dashur të largohej prej partisë dhe të shpallej person non-grata”, ka shtuar ai.

“Thënë shkurt, me ardhjen e VV-së në pushtet, është bërë mëse normale t’i fyesh vlerat e luftës çlirimtare”, ka përfunduar Lekaj.

Exit mobile version