Site icon Telegrafi

Lejonin kontrabandën në Qafë Thanë, arrestohen 2 policë dhe 2 doganierë

Dy policë dhe dy doganierë të Pikës Kufitare të Qafë Thanës janë arrestuar nga policia shqiptare mëngjesin e sotëm për shpërdorim detyre, korrupsion dhe kontrabandë mallrash.

Në pranga kanë rënë dy punonjësit e policisë me detyrë kontrollorë A. H, 43 vjeç dhe F. M, 38 vjeç, si dhe dy doganierët V. B, 53 vjeç dhe J. P, 45vjeç.

Gjatë aksionit “Dinarët” u arrestuan edhe 3 qytetarë nga Librazhdi, J. H. , 37 vjeç, B. H., 38 vjeç dhe F. G., 22 vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se punonjësit e policisë në bashkëpunim me doganierët, kanë favorizuar shtetasit e mësipërm në kalimin e mallrave kontrabandë pa kryer procedurën e zhdoganimit.

Ndërkohë janë sekuestruar 3 automjete, 9 aparate celularë, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme dhe mallra ushqimore. /Telegrafi/

Exit mobile version