Telegrafi

Lejoi të kalonte një furgon që po vinte nga Shqipëria pa i përfillur rregullat – nisin hetimet ndaj zyrtarit policor

Është iniciuar rast “keqpërdorim i detyrës zyrtare” ndaj një zyrtari policor në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se policia gjatë kontrollimit të një furgoni që drejtohej nga një mashkull shtetas i Shqipërisë ka vërejtur se një zyrtar kompetent, i dyshuari m/k e ka lënë të vazhdojë në drejtim të Kosovës përkundër se kishte të ngarkuara një sasi të fidanëve të pemëve dhe luleve pa i përfillura rregullat.

Në konsultim me prokurorin furgoni dhe fidanët janë sekuestruar, ndërsa ndaj zyrtarit të dyshuar është inicuar rasti dhe janë njoftuar hetimet kompetente. /Telegrafi/