Telegrafi

Leicester u kthen përgjigje skuadrave të interesuara për Maguire

NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - DECEMBER 09: Harry Maguire of Leicester City celebrates after the Premier League match between Newcastle United and Leicester City at St. James Park on December 9, 2017 in Newcastle upon Tyne, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Mbrojtësi anglez, Harry Maguire është në shitje, por nuk do të largohet për çfarëdo çmimi.

Kështu së paku po mendojnë ish-kampionët e Anglisë në vitin 2016, Leicester City.

Skuadra angleze ka nën kontratë një xhevahir dhe po mundohet të fitojë sa më shumë nga shitja e tij.

Oferta më e lartë deri më tani ka qenë 70 milionë eurove nga Manchester United, por që është refuzuar nga klubi anglez.

Harry Maguire (Getty Images)

Leicester u ka kthyer përgjigje ekipeve të interesuara për Maguiren.

25-vjeçari mund të largohet nga Leicester vetëm nëse vije një ofertë prej 80 milionë eurove.

Leicester po mundohet ta thyej rekordin e Southamptonit që ka shitur mbrojtësin Virgil Van Dijk për 78 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Manchester United do ta ngritë edhe më shumë ofertën për qendërmbrojtësin.

Në garë për reprezentuesin anglez është edhe gjiganti tjetër anglez Chelsea. /Telegrafi/