Telegrafi

Leicester konkurrent i fort i Arsenalit për Kieran Tierneyt

Kieran Tierney (Photo by Mark Runnacles/Getty Images)

Arsenali po planifikon një ofertë për mbrojtësin e krahut të majtë të Celticut, Kieran Tierney.

“Gunners” janë në kërkim të një zëvendësuesi për Nacho Monrealin, i cili ka humbur besimin e trajnerit Unai Emeryt.

Sipas “The Sun”, londinezët janë të gatshëm të ndajnë rreth 28 milionë euro për futbollistin e talentuar.

Kieran Tierney (Photo by Ian MacNicol/Getty Images)

Ata mund të përballen me konkurrencë nga Leicester City, i cili kohët e fundit ka punësuar menaxherin e vjetër të lojtarit, Brendan Rodgers.

“Topçinjtë” gjithashtu janë duke kërkuar që të përforcohen radhët e veta edhe me lojtar të tjerë të repartit mbrojtës.

Lexo po ashtu Monchi tundohet nga oferta e Arsenalit, bisedimet vazhdojnë pozitivisht

Theksojmë se Arsenali tashmë ka humbur shërbimet e Aaron Ramseyt, i cili gjatë verës do të bëhet pjesë e Juventusit.

Ndryshe, 21-vjeçari deri më tani ka pasur 96 paraqitje për keltët dhe ka realizuar pesë gola në të gjitha garat. /Telegrafi/