Telegrafi

Leicester dhe Wolves i bashkohen Arsenalit në garë për Perisic

Ivan Perisic. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Ivan Perisic ka refuzuar largimin nga Evropa drejt kampionatit kinez.

Anësori kroat ka refuzuar ofertën prej 12 milionë eurove në sezon nga skuadra kineze Shanghai Shenhua.

Reprezentuesi i Kroacisë dëshiron të vazhdojë të luaj edhe për disa vite në Evropë.

Por Perisic duket se te Interi nuk ka vend, pasi trajneri Antonio Conte nuk llogarit në shërbimet e tij.

Ivan Perisic. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

30-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në Ligën Premier ku ka tri oferta të rëndësishme.

Arsenal, Wolverhampton Waanderers dhe Leicester City janë ekipet që po e duan yllin kroat.

Interi është gati ta lë të lirë kroatin, por kërkojnë të përfitojnë së paku 35 milionë euro nga shitja e tij.

Skuadra favorite mbetet Arsenal, që kishte kërkuar shërbinet e Perisicit edhe vitin e kaluar, por që në fund kishte dështuar transferimi i tij në Londër. /Telegrafi/