Sulmuesi i Fenerbahces dhe Kosovës, Vedat Muriqi ka shtuar edhe një klub anglez në listën e ekipeve që i duan shërbimet e tij.
Muriqi ka vazhduar shkëlqimin me klubin turk këtë sezon, duke shënuar 17 gola dhe gjashtë asistime në 36 ndeshje.
Forma e tij e mirë me klubin dhe Përfaqësuesen e Kosovës ka bërë që shumë klube të vihen pas shërbimeve të tij.
Sipas mediave turke, Leicester City është klubi i fundit që ka trokitur në dyert e Fenerbahces për të marr informata për transferimin e Muriqit.
“Dhelprat” kanë pasur një sezon superior dhe kanë humbur një vend në Ligën e Kampionëve vetëm në dy xhirot e fundit të Ligës Premier dhe duan të përforcohen për sezonin e ri.
Kështu, klubi anglez dëshiron shërbimet e sulmuesit prizrenas, i cili shihet si ideal për skemat e trajnerit Brendan Rodgers.
Përveç Leicesterit, Muriqi pëlqehet edhe nga West Bromëich Albion dhe Burnley. /Telegrafi/