Këtë të diel, dokumentari “Estetika me Krenarin” vjen me episodin e pestë.
I titulluar “Lehtësimi”, episodi i radhës do të sjell në pah historinë e Afeidës.
27-vjeçarja, e cila është nënë e dy fëmijëve, kishte humbur besimin që pas dy shtatzënive mund të rikthehej në formën trupore të mëparshme.
Kështu ajo vendosi të nisë trajtimin për largimin e strijave nga trupi, të cilat erdhën si rezultat i shëndoshjes gjatë shtatzënisë.
Si ndikuan që t’ia ndryshojnë dhe t’ia “lehtësojnë” jetën Afeidës trajtimi i strijave të krijuara gjatë shtatzënive, plani ushqimor i personalizuar, humbja e peshës, shërimi i simptomave shëndetësore dhe stabilizimi i analizave të gjakut.
Të gjitha këto çështje do të gjejnë përgjigje në dokumentarin e radhës, i cili do të transetohet të dielën në RTV Dukagjini me fillim nga ora 15:00, nën përcjelljen mediale të portalit Telegrafi.