Telegrafi

Legjendat e Realit fitojnë ndaj atyre të Arsenalit, Real shënoi gol të bukur me kokë

Foto: Arsenal/Twitter

Për të nëntin vit radhazi klubi i Real Madridit organizon ndeshje bamirëse, këtë herë ishin legjendat e klubit të Los Blancos ata që u mblodhën për një qëllim të mirë.

Në takimin e luajtur në Santiago Bernabeu, legjendat e Realit fituan me rezultat 2-1 ndaj atyre të Arsenalit.

Pjesë e Realit ishin: Contreras, Dudek, Roberto Carlos, Pavon, Rivera, Julio Cesar, Llorente, Butragueño, Raul, Velasco, Alfonso, Baptista, Morientes, Seedorf, Figo, Amavisca, Guti, Xabi Alonso, Karembeu, Arbeloa, Fernando Sanz dhe Solari. Trajner: Amancio.

Pjesë e Arsenal ishin: Seaman, Cygan, Winterburn, Limpar, Pires, Anelka, Lauren, Parlour, Petit, Grimandi, Gilberto, Upson, Boa Morte, Campbell, Almunia, Eboue dhe Aliadere. Trajner: David O’Leary.

Golat në këtë takim për skuadrën spanjolle i shënuan Raul Gonzales (6′) dhe Jose Maria Gutti (20′).

Nërsa për Topçinjtë shënoi Luis Boa Morte (17′) pas asistimit nga Robert Pires.

Pjesë e kësaj gare janë edhe klube si Milan, Bayern Munich, Manchester United, Juventus, Inter, Liverpool, Ajax dhe Roma. /Telegrafi/