Telegrafi

Legjendari bullgar Stoichkov, i preferuari i Bleros te Barcelona (Foto)

Blero Muharremi ka befasuar si gjithnjë me postimet e tij.

Këngëtari ka bërë një postim kontravers në rrjetin social Instagram.

Ai ka publikuar një foto ku në mesin e legjendave të mëdha të Barcelonës, më të preferuarin e tij e ka zgjedhur bullgarin Hristov Stoichkov, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Blero me baladë në bashkëpunim me Danin

Edhe pse mbahet mend si një prej lojtarëve më të mirë, që duket se i ka lënë përshtypje edhe këngëtarit, befasia është që Blero nuk zgjodhi Johan Cruyff apo ndonjë legjendar tjetër, shkruan Telegrafi.

Komente nga adhurues të këngëtarit ka pasur edhe për faktin se pse ai ka preferuar një legjendë bullgare dhe jo të ndonjë shteti më mik të shqiptarëve.

Blero njihet për dashurinë ndaj futbollit, madje ka deklaruar se në fillimet e tij para se të bëhej këngëtar ishte futbollist profesionist. /Telegrafi/