Telegrafi

Legjenda e Realit, Sanchez: Duhet transferuar Kane, qoftë edhe për 200 milionë euro

Legjenda e Real Madridit, Hugo Sanchez, pranon se është një tifoz i madh i sulmuesit të Tottenham Hotspur, Harry Kane dhe i propozon ish-klubit të tij transferimin e anglezit në Santiago Bernabeu.

Sanchez ka thënë se Reali kurrë nuk ka arritur të marrë veten nga shitja e Cristiano Ronaldos te Juventus 18 muaj më parë.

Ai në një intervistë për gazetën Marca foli gjerë e gjatë, teksa u ndal edhe tek transferimi i Kane nga Reali.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Harry Kane

“Jam i mendimit që Real Madrid duhet të ketë dy skuadra dhe dy 9-sha të fortë… Kam vërejtur Harry Kane për një kohë të gjatë”, ka thënë fillimisht Sanchez.

“Unë do ta nënshkruaja, madje edhe për 200 milionë euro. Ronaldo gjithashtu kushtoi shumë dhe shikoni ato që i dha klubit”.

“Por, duke e njohur Florentino Perez, me magjinë e tij ai me siguri ka diçka në kokë për të bërë diçka, por unë e di që rimodelimi i stadiumit do të marrë para nga buxheti”, përfundoi ish-ylli i Mbretërve. /Telegrafi/