Telegrafi

Legjenda e Milanit, Daniele Massaro, përshëndet tifozët shqiptarë në Kosovë

Milani ka arritur në Kosovës për ta zhvilluar miqësoren ndaj Feronikelit që fillon nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Derisa skuadra italiane është akomoduar në një hotel në Prishtinë, ikona e klubit, Daniele Massaro ka përshëndetur tifozët shqiptarë që kishin dalë në pritje.

Legjenda e Rossonerëve ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, për të treguar pritjen që u është bërë nga tifozët shqiptarë.

“Përshëndetje tifozëve te Milan Club Albania. Gjithmonë dhe kudo, forca Milan”, ka shkruar Massaro.

Lexo po ashtu Tifozët shqiptarë të Milanit në pritje të lojtarëve para hotelit ku do të qëndrojnë

Ndeshjen miqësore Feronikeli – Milan do ta drejtoj gjyqtari kosovar Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Deri më tani janë shitur mijëra bileta për këtë takim, ndërsa tifozët që nuk kanë arritur dot të sigurojnë një biletë mund ta shohin ndeshjen në RTV Dukagjini. /Telegrafi/