Site icon Telegrafi

Legjenda e Manchester United, Neville: Lukaku ishte në mbipeshe, kishte mbi 100 kilogramë dhe tregoi joprofesionalizëm

Legjenda e Manchester United, Gary Neville, ka folur pas largimit të Romelu Lukakut, nga klubi ky ai kishe bërë histori.

Anglezi nuk ka hezituar dhe e ka quajtur të plotë (mbipeshë), sa i përket kileve.

Sulmuesi i  ka mbyllur testet mjekësore dhe shumë shpejtë do të zyrtarizohet te Interi.   United i kishte thënë lojtarit që të shkonte te U-23, ndërsa e kishe gjobitur me pagën e dy jave.

Një tifoz ka shkruar se lojtari belg do të bëhej një sulmues i madh nëse do të kishte një skuadër të fortë pas vetes.

Këtu ka ndërhyrë Neville, që e ka quajtur Lukakun, lojtar me mbipeshë.

“Andi ai e pranoi se ishte në mbipeshë! Ai ishte mbi 100 kg! Ai ishte një lojtar i Manchester United!”

“Ai do të shënojë gola dhe do të bëjë mirë te Interi, por joprofesionalizmi është i pafalshëm”, ka kthyer përgjigjen e tij Neville. /Telegrafi/

Exit mobile version