Legjenda e Liverpoolit, Ian Rush, ka thënë se ylli i Reds, Mohamed Salah qëndron prapa vetëm Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në renditjen e futbollistëve më të lartë në botë.
Ish-sulmuesi i Reds ka parë rekordin e tij për gola brenda sezonin të kërcënohet këtë sezon nga një njeri që po gëzon një sezon të jashtëzakonshëm debutues në Anfield.
Pasi u rrëmbye nga Roma në verën e vitit 2017 për 36.9 milionë funte apo rreth 42 milionë euro, Salah ka ofruar një kthim të menjëhershëm të atij investimi duke gjetur objektivin plot 36 herë deri më tani.
Ai ka nevojë vetëm për 11 të tjerë që të barazoj rekordin e Rushit të sezonit 1983-84, me ish-legjendën që tashmë e sheh atë të vendosur në një klase talentesh krahas figurave ikonike, Messi dhe Ronaldo.
“Ju mund të shikoni në Fernando Torres dhe Luis Suarez dhe ai është lart atje te sulmuesit më të mirë të Liverpoolit që kanë ardhur në dhe gjatë epokës së Ligës Premier”, ka thënë fillimisht Rush për Sky Sports.
“Ai ka qenë absolutisht mahnitës, por gjëja kryesore te ai është se Salah është me këmbë në tokë”.
“Ndeshja kundër Watfordit ishte më e mira që kam parë ndonjëherë të luajë, ai ishte i paprekshëm – jo vetëm për shkak të katër golave të tij, por edhe sepse ai nuk ishte egoist dhe po përpiqej të bënte asistime për shokët e tij të skuadrës”.
“Ka vetëm dy lojtarë që kam parë që mund të luajë në atë nivel, dhe ata janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo”, përfundoi legjenda e Liverpoolit. /Telegrafi/