Politika e transferimeve të Real Madridit gjatë viteve të fundit ka bërë që ata të kenë objektiv lojtarë më të rinj në moshë.
Emra si Jude Bellingham, Eduardo Camavinga dhe Vinicius Junior që të gjithë u transferuan për shuma të mëdha parash, por që të gjithë të rinj në moshë dhe duke u përmirësuar vazhdimisht në ‘Santiago Bernabeu’.
Real Madridi është i gatshëm që të shpenzojë shumë kur është e nevojshme dhe për dikë si Cole Palmer i cili mund të jetë një objektiv në vitin 2025 në rast largimi të Rodrygos.
Sidoqoftë, legjenda e Liverpoolit, Graeme Souness ka pranuar se ai mund ta shoh gjigantin spanjoll duke bërë një ofertë për yllin e Chelseat.
“Jam i sigurt se ka lojtarë të tjerë tek të cilët do të shpenzonin. Chelsea pagoi 40 milionë për Palmer, por nëse Real Madridi troket në derë verën e ardhshme dhe ai është ende në nivelin që po e shfaq, nuk do të isha i befasuar nëse marrin një ofertë prej 150 milionë eurosh për të”, ka thënë Souness.
Nuk ka asnjë dyshim se Palmer do ta përmirësonte ekipin e Real Madridit, por do të jetë e vështirë t’ i shohim ata duke bërë një ofertë për nënshkrimin e tij në një të ardhme të afërt.
Kjo pasi edhe në rast largimi eventual të Rodrygos, ata tashmë kanë në radhët e tyre Arda Guler që mund ta zëvendësojë pa problem brazilianin./Telegrafi/