Site icon Telegrafi

Legjenda e kriketit, Kohli: Ronaldo është lojtari më i kompletuar që kam parë

Numri një në botën e kriketit, Virat Kohli, ka treguar preferencën e tij se cili lojtar është më i miri në histori të futbolli.

Lojtari indian ka thënë se për të, Cristiano Ronaldo është lojtari më i kompletuar në historinë e futbollit, duke i kaluar të gjitha sfidat me sukses.

“I kam shijuar paraqitjet e, Ronaldo Nazario, Ronaldinhos, Oliver Khanit, Luka Modricit, Andres Iniestas, Xavit, Lionel Mesit dhe Ronaldos”, ka thënë 30-vjeçari.

Virat Kohli (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

“Për mua, Cristiano është para të gjithëve. Ai është i vendosur dhe puna e tij nuk krahasohet me askënd. Ai e kërkon suksesin, në çdo ndeshje mund ta shihni atë”.

Më pas Kohli është pyetur se cili ka karrierë më të suksesshme, ylli i Barcelonës apo ai i Juventusit.

“Ronaldo. Mendoj se ai është përballur me shumë sfida dhe i ka kaluar të gjitha. Ai është lojtari më i kompletuar  që kam parë ndonjëherë dhe etika e tij e punës, siç e thash më herët, është e pakrahasueshme”.

“Ai inspiron shumë njerëz. Këtë nuk e bëjnë shumë persona. Po ashtu është një lider dhe e pëlqej atë”, ka shtuar më tej numri një i kriketit. /Telegrafi/

Exit mobile version