Telegrafi

Legjenda e Interit, Bergomi: Dybala nuk e ka mentalitetin e kampionit

Beppe Bergomi ka thënë se Paulo Dybala ende nuk është një lojtar kampion dhe i duhet shumë punë që të arrij atë gjë.

Sulmuesi argjentinas kishte një sezon produktiv me Juventusin në Serie A, derisa nuk u ndërpre nga coronavirusi në muajin e kaluar.

Por, Bergomi ka thënë se Dybala ende nuk e ka të sigurt vendin e titullarit te Zonja e Vjetër dhe ka shumë punë para vetes.

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm, por ende nuk është një kampion. Pyetja është se ai nëse po starton rregullisht për skuadrën apo të jetë lider sikurse Cristiano Ronaldo”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Del Piero: Dybala nuk duhet t’i vë vetes kufij, duhet ta pushtojë të ardhmen

“Kampion je vetëm atëherë kur je i padiskutueshëm te skuadra juaj dhe në kombëtare. Dybala nuk është në asnjërën prej këtyre”, ka shtuar më tej Bergomi.

Bergomi ishte pjesë e Italisë kur fituan Kupën e Botës më 1982 dhe me Interin fituar në vitin 1989 Serie A-n. /Telegrafi/