Ish-sulmuesi i Argjentinës, Mario Kempes e ka paralajmëruar Lautaro Martinezin, duke i thënë se treni për Barcelonës kalon vetëm një herë në jetë.
Tash e disa muja ka lajme të shumta që e lidhin Martinezin me Barcelonën, dhe Kempes që njihet si një prej lojtarëve më të mëdhenj argjentinas ka folur për këtë.
“Lautaro, për dy vite, ka dëshmuar se është një Nr. 9 i shkëlqyeshëm”.
“Ai e ka treguar atë në Inter dhe me Argjentinën. Unë besoj se treni kalon vetëm një herë dhe, përtej faktit se Interi është një ekip i shkëlqyeshëm i njohur globalisht, Barça është krejtësisht e ndryshme”.
“Të luash me Messin do të ishte fantastike. Nëse ai qëndron me Interin, mund të jetë një gjë e mirë, pasi do të vazhdojnë të fitojë përvojë”.
“Por nëse ai dëshiron të shkojë në Barcelonë edhe Interi janë të gatshëm ta lënë të largohet për para të mira …”, ka thënë ai për Tuttomercatoëeb. /Telegrafi/