Legjenda e Arsenalit, Ray Parlour, ka thënë se sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane mund të luajë në Emirates.
Ai ka kontratë deri më 2019, por Tottenhami është duke menduar që ta bëjë lojtarin më të paguar.
“Ai e mbështet Arsenalin. Kur ishim në një turne në Islington ai i kishte flokët e ngjyrosura me ngjyrat bardhë e kuq. Pra kush e di?”, ka thënë Parlour.
Arsenali dhe Tottenhami janë në luftë për titull edhe këtë sezon sikurse të kaluarin. /Telegrafi/