Leeds Unitedi është klubi i fundit që interesohet për transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Aguero në Elland Road.
Është konfirmuar muajin e kaluar se Aguero do të largohet nga Manchester City kur kontrata e tij skadon në fund të sezonit pas një dekade të shkëlqyeshme, të mbushur me trofe në Etihad Stadium.
Një mori klubesh angleze, por edhe evropiane janë lidhur me 32-vjeçarin, përfshirë Barcelonë, Juventusin, Chelsean dhe Tottenhamin.
Por, tani klubet e mëdha evropiane dhe sidomos ato angleze do ta kenë një rival të ‘fortë’ nga Liga Premier për transferimin e yllit argjentinas.
Sipas mediumit 90Min, Leedsi ka hyrë në garë për të nënshkruar me Agueron në një transferim falas këtë verë
Leedsi shpreson që prania e trajnerit argjentinas Marcelo Bielsa në ekip do të jetë e mjaftueshme për të tunduar sulmuesin të kalojë në Elland Road. /Telegrafi/