Telegrafi

Lee Carsley publikon listën e Anglisë U21 për ndeshjen ndaj Kosovës, të ftuar shumë lojtarë nga Liga Premier  

Trajneri i Kombëtares së Anglisë U-21, Lee Carsley ka publikuar listën me 24 lojtarë të fituar për dy ndeshjet e muajit shtator.

Anglia U-21 do të luajë në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropianin 2023 ndaj Kosovës dhe Rumanisë.

Ndeshja e parë e grupit për ‘Tre Luanët’ zhvillohet pikërisht kundër ‘Dardanëve’ në Milton Keynes, më 7 shtator nga ora 19:00 në Milton Keynes.

Lexo po ashtu Kosova U21 publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e shtatorit

Para kësaj, ata udhëtojnë për në Bukuresht për të luajtur një ndeshje kundër Rumanisë, e cila do të jetë nikoqire e përbashkët e finales së ardhshme UEFA Euro U21 me Gjeorgjinë në vitin 2023.

Në listën e Anglisë U-21 nuk mungojnë emrat e njohur dhe me përvojë te klubet elitare nga Liga Premier.

Joe Bursik, Max Aarons, Ryan Sessegnon, Curtis Jones, Rhian Brewster dhe Emile Smith-Rowe janë disa nga emrat më të njohur te anglezët e rinj.

Portierët: Joe Bursik (Stoke City), Etienne Green (St. Etienne), Josh Griffiths (WBA)

Mbrojtësit: Max Aarons (Norwich City), Levi Samuels-Colwill (Chelsea), Charlie Cresswell (Leeds United), Marc Guehi (Crystal Palace), Taylor Harwood-Bellis (Manchester City), Valentino Livramento (Southampton), Ryan Sessegnon (Tottenham Hotspur), Luke Thomas (Leicester City)

Mesfushorët: Tommy Doyle (Manchester City), Conor Gallagher (Chelsea), Jimmy Garner (Manchester United), Curtis Jones (Liverpool), Cole Palmer (Manchester City), Jacob Ramsey (Aston) Villa), Oliver Skipp (Tottenham Hotspur)

Sulmues: Folarin Balogun (Arsenal), Rhian Brewster (Sheffield United), Harvey Elliott (Liverpool), Tyreece John-Jules (Arsenal), Noni Madueke (PSV Eindhoven), Emile Smith-Rowe (Arsenal)

/Telegrafi/