Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, tash e një kohë ka nisur punën për projekte të reja, më saktësisht për një album të ri.
Në kuadër të kësaj, ai tashmë e ka paralajmëruar edhe këngën e re që mban titullin“Piano Rap”, intro e së cilës do të publikohet më 1 shkurt.
Njoftimin për fansat e bëri përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij zyrtare, Instagram.
“Me 1 shkurt vjen Intro. Kanga e ka emnin Piano Rap. Videoklipi osht i xhirum 360 shkall. Nese jeni tu e pa prej smartphones ose computer muneni vet me e bo regjin”, ka shkruar krahas fotografisë Vula.
Ndërkohë që të shumta ishin edhe reagimet e ndjekësve të tij që duket se mezi po e presin rikthimin e reperit.
Dyshimet për albumin erdhën pasi Ledri fshiu të gjitha postimet në rrjetet sociale, siç tanimë është bërë trend edhe për artistët e tjerë.
Në anën tjetër, albumi i tij pritet të vijë në një nivel tjetër me projekte e bashkëpunime mjaft të veçanta. /Telegrafi/